E nderuara familja Latifi,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj e profesorit tonë, Prof. Vesel Latifi. Profesori Vesel ka dhënë kontribut të çmueshëm dhe të vazhdueshëm në përgatitjen e gjeneratave të reja të juristëve dhe të ekspertëve në fushën e drejtësisë, për dekada me radhë.
Profesori Vesel do të kujtohet nga studentët e kolegët e tij dhe komuniteti më i gjerë arsimor e juridik për përkushtimin, punën e palodhshme dhe profesionalizmin e tij.
Në emër të Universitetit të Prishtinës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt
Prof. Dr. Qerim Qerimi
Rektor