Përzgjidhen studentët për punë praktike me pagesë në Universitetin e Prishtinës

29 Maj 2025
SHARE

Komisioni i Universitetit të Prishtinës për përzgjedhjen e praktikantëve, publikoi sot listën e studentëve që mund të nisin punën praktike në UP.

Ky komision përzgjodhi studentët-praktikantë pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjitha aplikacioneve të pranuara dhe intervistave të kryera me kandidatët që plotësonin kushtet e parapara.

Listën e studentëve të kualifikuar për punë praktike në UP dhe detajet e përzgjedhjes së tyre, mund t’i gjeni në këtë vegëz.

Komisioni, me qëllimin që t’u japë mundësi studentëve dhe të diplomuarve tjerë të punojnë në UP, nuk i ka përfshirë në listë personat që më parë kanë bërë punë praktike në këtë institucion të arsimit të lartë.

Kandidatët e pakënaqur mund të ankohen me shkrim në Zyrën e Protokollit në Rektorat, deri 48 orë pas publikimit të listës — të enjten dhe të premten, më 29 dhe 30 maj 2025.

Konkursi për tridhjetë praktikantë që do të punojnë në administratën e Universitetit të Prishtinës, ishte shpallur më 23 prill 2025, ndërsa kishte për qëllim që studentëve, por edhe të diplomuarve të universitetit numër një të vendit e përtej, t’ua mundësonte lidhjen mes mësimeve teorike dhe punës praktike.

Në Universitetin e Prishtinës, të gjitha procedurat e konkurseve do të jenë transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të bazuara në ligjshmëri e meritokraci.