Fuqizimi i vazhdueshëm i UP-së: Riakreditohen dhe akreditohen disa programe studimi 🎓

28 Maj 2025
SHARE

Në mbledhjen e 19 majit të vitit 2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë që funksionon në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka riakredituar dhe akredituar disa programe studimi nëpër fakultetet e UP-së, duke e fuqizuar edhe më tutje institucionin kryesor të arsimit të lartë në Kosovë e përtej. 

Derisa nxënësit që së shpejti do të bëhen studentë në Kosovë, po u afrohen ditëve të fundit të mësimeve në shkollat e mesme, Universiteti i Prishtinës 🏛️ — mundësia numër një e tyre për nisje të rrugës akademike, vazhdon pandalshëm fuqizimin institucional dhe traditën e gjatë të mësimdhënies e kërkimit shkencor. 📚💡

Listës së gjatë të programeve tashmë të akredituara të UP-së, që përfshijnë mundësi të ndryshme për orientim në karrierë për maturantët e rinj, tetë ditë më parë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë vendosi t’ia shtojë edhe shtatë programe studimi ⭐ të shpërndara në pesë fakultete të UP-së.

Kështu, aktualisht, Universiteti i Prishtinës ofron për studentët 63 programe studimi të nivelit baçelor, 70 të nivelit master dhe shtatë të doktoratës, duke arritur numrin prej 140 programeve studimore në të tri nivelet e shkollimit akademik.

Për herë të parë është akredituar programi master Energjetika dhe menaxhimi i energjisë ⚡ i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, pas nëntë vjetësh pritjeje. 

Bashkë me akreditimin e programit të energjetikës, një sektori shumë të rëndësishëm për vendin, në mbledhjen e 19 majit të vitit 2025 nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë janë riakredituar edhe programet:

  • Mjekësi veterinare (🐄) (niveli DMV) — Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
  • Pemëtari-vreshtari (🍇) (niveli master) — Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
  • Prodhim bimor (🌱) (niveli baçelor) — Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
  • Elektroenergjetikë (⚡) (niveli baçelor) — Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
  • Farmaci (💊) (niveli mph) — Fakulteti i Mjekësisë
  • Biologji (🔬) (niveli master) — Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore

Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë 🏆 dhe i renditur më së larti nëpër platformat ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave shqiptare në Ballkan, në dhjetor të vitit 2024 kaloi me sukses të plotë procesin e riakreditimit institucional. Ky universitet është i akredituar deri në vitin 2030.