Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror për mobilitete në “Università di Trento” në Itali, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor, Master dhe PhD (një semestër);
Përfshihen të gjitha fushat e studimit
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master dhe PhD:
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta);
- Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 27 maj 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!