"Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian

18 Maj 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2025/2026 në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime Master,

(* Studentët e vitit të fundit të nivelit Bachelor mund të pranohen pas konsultimit me universitetin partner.)

Master – studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8 (Fakulteti i Arkitekturës) ose mbi 7 (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike).

Fushat e mobilitetit janë:

• Architecture (DIA) M.A.;

• Electrical and Computer Engineering (M. Eng.);

• Biomedical Engineering (M. Sc.).

 

Bursat përfshijnë:

• Kompensimin mujor;

• Kostot e udhëtimit.

Ndiqni përvojat e studentëve të programit Erasmus+ në Anhalt University: https://www.hs-anhalt.de/international/studienaustausch-auslandspraktikum-und-semester/erasmus/incoming.html

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "Hochschule Anhalt - University of Applied Sciences”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://www.hs-anhalt.de/fileadmin/Dateien/FB3/Studiengaenge/MAA/bilderpool_dia/Forms/Curriculum.pdf.
Për informacione rreth DIA (Dessau International Architecture): https://www.hs-anhalt.de/nc/studieren/orientierung/studienangebot/detail/architecture-dia-master-of-arts.html

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane, të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Certifikata e notave/Transkripta;

• Certifikata e gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);

• CV (në gjuhën angleze);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës;

• Portfolio për studentet e Arkitekturës.

Mundësia si student me Erasmus zero Grant:

Pas plotësimit të numrit për bursa, studentët e listës së pritjes kanë mundësi për Erasmus zero Grant dhe duhet të vërtetojnë që kanë mundësi financiare për t’i financuar studimet e tyre gjatë qëndrimit në Anhalt University (853 € në muaj kur aplikojnë për vizë).

Studentët e interesuar për këtë mundësi, do të marrin mbështetje të plotë administrative nga universiteti partner (viza, akomodim, etj.).

Inkurajojmë të aplikojnë edhe studentët me nevoja të veçanta dhe me asistencë sociale.

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri më 30 maj 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi në adresën elektronike: [email protected];

 Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë https://smss.uni-pr.edu

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!