Observatori Magna Charta me kënaqësi fton institucionin tuaj në webinar-in e hapjes së konkursit për ese 2025. Webinari do të zhvillohet më:
🗓 22 maj 2025
🕒 15:00 CEST
🔗 Për të qenë pjesë e këtij webinari, regjistrohuni këtu: https://www.eventbrite.it/e/1359975676859?aff=oddtdtcreator
Ky konkurs, i hapur për studentë nga të gjitha universitetet në mbarë botën, synon të nxisë reflektimin se si universitetet mund të angazhohen më mirë me palët përfshirëse për të përmirësuar qasjen në arsimin e lartë dhe për të pasuruar përvojën mësimore të studentëve.
🏆 Studentët fitues do të shpërblehen me udhëtim dhe pjesëmarrje të mbuluar financiarisht nga organizatori, në një nga dy konferencat prestigjioze: Konferencën e Observatorit Magna Charta në Londër ose Konferencën Botërore për Qasjen në Arsimin e Lartë në Afrikën e Jugut.
Gjatë webinar-it do të ndodhin këto aktivitete:
Do të shpallet tema zyrtare dhe udhëzimet e konkursit për vitin 2025;
Fituesja e konkursit të vitit 2024, Hellena Leão nga Brazili, do të flasë për përvojën e saj.
Folës kryesorë do të jenë Peter Kwasi Kodjie (sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Studentëve të Gjithë Afrikës) dhe David Lock (sekretar i përgjithshëm i Observatorit Magna Charta). Ata do të prezantojnë nismën dhe do t’u përgjigjen pyetjeve.
Për më shumë informata vizitoni faqen e internetit të Magna Charta.