Erasmus+ në "Süleyman Demirel University”, Turqi

21 Mars 2025
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Süleyman Demirel University”, Turqi

Universiteti i Prishtinës shpall thirrjen për aplikim për bursa në "Süleyman Demirel University", Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2025/2026 për studentë dhe shkëmbim të stafit administrativ.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbim të stafit për trajnim dhe për mësimdhënie në fushën Banka dhe Financa.
  • Shkëmbimi i studentëve për studime PhD në fushën Banka dhe Financa (Mobilitet afatshkurtër 5-30 ditë).

Kushtet për aplikim për studentët:

  • Duhet të jeni të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës në një program të ngjashëm me atë për të cilin aplikoni.
  • Duhet të keni përfunduar të paktën një semestër në fushën përkatëse.

Afati i aplikimit: Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara deri më 7 prill 2025.

Për aplikim, klikoni në linqet më poshtë:

Për studentët: https://docs.google.com/forms/d/16WoABHYBPGPEpYKCtiiMhcsL-PHsj6Vzl7mXDw-DH8U/edit 

Për stafin administrativ: https://docs.google.com/forms/d/1edExRz2oyhGZgQfuJVzWsZBe8YWPnvx5tOxG0cVOCp4/edit

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës, por duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin dhe tarifat e regjistrimit në Universitetin e Prishtinës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë.

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi Borovci në adresën elektronike: [email protected].

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!