Erasmus+ në "Mendel University” Brno, Republika Çeke

12 Shkurt 2025
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Mendel University” Brno, Republika Çeke

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Mendel University”, Brno, Republika Çeke, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin dimëror 2025/2026.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master;

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me notë mesatare mbi 8.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fushat më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Faculty of AgriSciences
  • Faculty of Business and Economics
  • Faculty of Forestry and Wood Technology
  • Faculty of Regional Development and International Studies
  • Faculty of Horticulture (campus in Lednice)
  • Institute of Lifelong Learning

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/ Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara, më së largu deri me datën 27 shkurt 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected]

Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/Admin/IRO/

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!