Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025 për dy ngjarje të cilat do t’i organizojë "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbim stafi në të gjitha fushat:
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin janë:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës.
Për aplikim si dhe për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni: Marion CLOAREC, Chargée de développement à l'international - International development oficer. Carré international - Université de Caen Normandie në adresën elektronike: [email protected]
Afati i fundit për aplikim është si më poshtë:
BOOTCAMP "Game Based-Learning and Ludopedagogy": April 1st, 2025
Summer school "Advancing Scientific Discovery with AI": April 10th, 2025