Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në West Attica, Athinë, Greqi
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025, për mobilitete në West Attica, Athinë, Greqi në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master
Fushat e mobilitetit:
- Nga të gjitha fushat që ofrohen
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Universitetin West Attica në Greqi. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin West Attica në Greqi
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
- Certifikata e notave/transkripta;
- Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);
- Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për programet e studimit të ofruara në “ Universitetin West Attica” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: Erasmus+ | Erasmus+/ICM
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 2 dhjetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).