Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " Vytautas Magnus University”, Lituani
Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin verorë në “Vytautas Magnus University”, Lituani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA dhe PhD.
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
PhD, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Studentët duhet të sigurojnë një konfirmim nga profesorët pritës që do ti monitorojnë gjatë mobiliteti të tyre në universitetin pritës.
Fushat e mobilitetit janë:
- Social behavioural science;
- Business and administation;
- Law.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës .
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor, master dhe PdD:
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
- Certifikata e notave/Transkripta;
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
- CV (në gjuhën angleze);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 26 Nëntor 2024.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi Borovci, në adresën elektronike: [email protected] ;
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja ofron, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.