Erasmus+ në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW”, Poloni

20 Nëntor 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW, Poloni

 

Universiteti i Prishtinës, hap thirrjen për aplikim për bursa në " WARSAW UNIVERSITY OF LIFE SCIENCES – SGGW, Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor & Master;

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë si dhe me note mesatare mbi 8.0 

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

Fushat e mobilitetit janë:

  • Social and Behavioral Sciences Economics,
  • Environmental Sciences,
  • Engineering and Engineering Trades,
  • Food processing,
  • Architecture and town planning Building and civil Engineering,
  • Agriculture Crop and livestock production Horticulture Veterinary.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor/ Master:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës. 

 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 30 nëntor 2024. 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi Borovci në adresën elektronike: [email protected] ; 
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!