ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN E “G. D’ ANNUNZIO” CHIETI-PESCARA

18 Nëntor 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për semestrin veror 2024/2025 për mësimdhënie në Universiteti “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara në kuadër të programit Erasmis+ 

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

- Shkëmbim të stafit akademik nga Fakulteti i Mjekësisë/ Dega Farmaci 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që dëshmon që  jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  25 nëntor 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).