Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë për semestrin veror 2024/2025, në “Europian University Viadrina Frankfurt", Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbim të studentëve të Fakultetit Filozofik (Antropologji, Sociologji dhe Histori), si dhe nga Fakulteti i Ekonomisë të nivelit BA, MA&PhD;
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit Filozofik nga departamentet Antropologji dhe Sociologji si dhe studentët nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë (BA), semestrin e parë (MA), ndërsa për studentët Ph.D një projektpropozim rreth hulumtimit që planifikoni ta realizoni gjatë mobilitetit tuaj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim që jeni student (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze ose gjermane (minimumi niveli B2).
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur: https://www.europa-uni.de/en/internationales.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: UNI-PR | Hello! Online System dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 13 nëntor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]