Erasmus+ në “Hochschule Geisenheim University”, Gjermani

06 Nëntor 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Hochschule Geisenheim University, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2025 në Geisenheim University”, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master. 

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Hochschule Geisenheim University”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 

Për programet në gjuhën angleze:

Fushat e mobilitetit janë:

  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Departamenti Teknologji Ushqimore me Bioteknologji; Programet: TUB BSc dhe Shkenca e Ushqimit MSc

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor;
  • Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti në gjuhën angleze apo gjermane, i përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta; 
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopja e pasaportës.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 nëntor 2024.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected]
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.