Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursë, për semestrin veror 2024/2025, në Universitetin e Lubjanës në Slloveni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve të nivelit BA nga fusha: Departamenti i Antropologjisë, Programi Etnologji dhe Antropologji Kulturore.
Të drejtë për aplikim kanë studentët të cilët janë të regjistruar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Antropologjisë, Programi Etnologji dhe Antropologji Kulturore dhe që kanë të përfunduar të paktën vitin e parë, me notë mesatare jo më pak se 8.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8;
- Certifikata e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni ta vizitoni ueb faqen: : University - University of Ljubljana (uni-lj.si)
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 04 nëntor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-javizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, nr.111, Prishtinë.