Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Salzburg University of Education Stefan Zweig - Austri
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2024/2025 për mobilitete nëSalzburg University of Education Stefan Zweig - Austri, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime: Baçelor dhe Master
- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)
Fushat e mobilitetit:
- Edukimi dhe Filologji
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Baçelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi baçelor në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë në Fakultetin e Edukimit ose në Fakultetin e Filologjisë me notë mesatare mbi 8.00)
Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi master në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë në e Edukimit ose në Fakultetin e Filologjisë me notë mesatare mbi 8.00).
Informacione për programet e ofruara: www.phsalzburg.at
Bursat përfshijnë:
- 850 EUR në muaj;
- Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:
- CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
- Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
- Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2, njohja edhe e gjuhës gjermane është një përparësi).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni ueb faqen e universitetit të lartpërmendur:
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 tetor 2024
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).