Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni

04 Tetor 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursë në programin Erasmus+ në Universitetin e Mariborit, Slloveni 

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për praktikë në kuadër të programit Erasmus+  për semestrin veror 2024/2025 

Llojet e mobilitetit janë:

Shkëmbimi i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë ( viti i gjashtë)

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

- Transkripti i notave (në gjuhën angleze);

- Certifikata që dëshmon se jeni student i UP-së (në gjuhën angleze);

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 8.00;

- Letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Kopja e pasaportës;

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli i gjuhës angleze, minimumi B2);

- Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Po ashtu duhet të plotësoni edhe disa dokumente që kërkohen nga Universiteti i Mariborit, të cilat mund t’i shkarkoni këtu: APPLICATION FOR PARTNER COUNTRIES - Erasmus+ (um.si

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu   dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  14 tetor 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected]

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).