Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

12 Shtator 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Philipps-Universität Marburg, Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025, për mobilitete në Philipps-Universität Marburg, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master

Fushat e mobilitetit:  Të gjitha që ofrohen në Universitetin e Marburgut, me përjashtim të mjekësisë. 

https://www.uni-marburg.de/en/university/institutions/departments

https://marvin.uni marburg.de/qisserver/pages/cm/exa/coursecatalog/showCourseCatalog.xhtml?_flowId=showCourseCatalog-flow&_flowExecutionKey=e1s1


Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni në Philipps-Universität Marburg. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët,të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).

Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Philipps-Universität Marburg).

Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

• Certifikata e notave/transkripta;

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• CV (në gjuhën angleze);

• Certifikata e gjuhës angleze/gjermane (niveli B2);

• Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.00.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për programet e studimit të ofruara në “Philipps-Universität Marburg” ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare: https://www.uni-marburg.de/en/studying/degree-programs/sciences

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkunmë poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  23 shtator2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).