Fakulteti Filozofik 🎓

12 Shtator 2024
SHARE

A jeni studentë të diplomuar dhe dëshironi të thelloni njohuritë tuaja në shkencat sociale? Atëherë, ju keni një mundësi për të zgjeruar horizontet tuaja akademike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës! 

Pse të zgjidhni një program Master në Fakultetin Filozofik? 🌟
Fakulteti Filozofik, me traditë të gjatë akademike dhe bashkëpunime ndërkombëtare, ju ofron programe të ndryshme studime, mundësi për hulumtime dhe zhvillim profesional. 

📚 Programet Master të Fakultetit Filozofik:

  • Departamenti i Filozofisë

    • Programi: Filozofi Politike

  • Departamenti i Historisë

    • Programi: Histori Koha e Re

    • Programi: Arkivistikë

  • Departamenti i Shkencave Politike

    • Programi: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

  • Departamenti i Sociologjisë

    • Programi: Sociologji

  • Departamenti i Psikologjisë

    • Programi: Psikologji Shkollore dhe Këshillim

    • Programi: Psikologji Klinike dhe Komuniteti

Programet e Fakultetit Filozofik përfshijnë mundësi për praktika profesionale për studentë, mundësi për të qenë pjesë e projekteve hulumtuese, mundësi për studime ndërkombëtare. Me  diplomë Master nga Fakulteti Filozofik, ju do të jeni të përgatitur për karrierë të suksesshme në fushën e çështjeve sociale. 

Bëhuni pjesë e Fakultetit Filozofik!

Suksesi juaj, detyrimi ynë!

#UniversitetiIPrishtinës #FakultetiFilozofik