Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete te studentëve për semestrin veror 2024/2025

06 Shtator 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete të studentëve për semestrin veror 2024-25 në Universitetin Kirklareli në Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve për studime Baçelor (1 bursë).

Prioritet u jepet studentëve të departamentit të Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë, për shkak të prioritetit që do t’u jepet nga ana e universitetit pritës.

Nivelet e mobilitetit për studentë:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në programet e Fakultetit të Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët janë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve BA.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor:
- Certifikata e notave/Transkripta 
- CV (në gjuhën angleze)
- Kopje e Pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
- Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik)
- Certifikata e gjuhës turke dhe/ose angleze
Për  programet e ofruara për të gjitha nivelet kërkohet minimum niveli B1 i gjuhës turke.

Afati për aplikim për semestrin veror është: 26 shtator 2024, ora 14.00.

Dokumentet me titull "Kirklareli University Application"  duhet të dërgohen të skanuara tek:  [email protected] dhe  [email protected]
Vetëm dokumentet e kompletuara (të lidhura në një fajll si pdf) do të merren në konsideratë.