Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

03 Shtator 2024
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus +, në Universitetin e Gracit, Austri

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin e Gracit në Austri, në kuadër të programit Erasmus+ për semestrin dimëror të vitit akademik 2024/2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbim stafi për mësimdhënie.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2) si dhe një ftesë nga Universiteti pritës. 

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  13 shtator 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).