WomenUP- Thirrje për aplikim

27 Gusht 2024
SHARE

Ftojmë të gjitha vajzat/gratë që kanë ide inovative me potencial të zhvillimit në treg të bëhen pjesë e programit WomenUP!

Programi mbështetet nga Zyra e @Presidenca e Republikes se Kosoves, dhe synon të mbështes vajzat dhe gratë që përmes mbështetjes në zhvillimin e idesë së biznesit dhe qasjes në financa të themelojnë biznese të reja inovative.

Programi do të ofroj trajnime profesionale në fushat:

1. Zhvillimi dhe testimit i biznes idesë,

2. Identifikimi dhe analiza e kategorisë së klientëve dhe vlerës së propozuar,

3. Marketingu digjital, dhe

4. Menaxhimi financiar

📌Cdo modul i trajnimit mbahet një herë në javë fizikisht në zyret e VentureUP!

Programi poashtu do të ofroj ndihmë në:

✅qasje në financa përmes takimeve me donatorë dhe institucione financiare, dhe

✅mentorim, këshillim, dhe rrjetëzim nga gratë e sukseshme në biznes.

❗️Mos e humbisni rastin të bëhuni pjesë e programit WomenUP në mënyrë që të përfitoni mbështetjen e duhur dhe të filloni një biznes të sukseshëm.

👉Linku për aplikim: https://shorturl.at/bTmlt

📅Afati i fundit për aplikim: 15 SHTATOR 2024!

Ju mirepresim!