Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

11 Qershor 2024
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani

Universiteti i Prishtinës, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian, hap thirrjen për aplikim për bursa për studentët e UP-së (semestri dimëror 2024/2025) në Justus-Liebig-Universität Giessen, Gjermani.

Fushat e mobilitetit janë:

- Agrokulturë;
- Mjekësi Veterinare;
- Biologji;
- Kimi.

 Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor, Master dhe PhD.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

BA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një vit të studimeve themelore në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00).

MA- (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë notën mesatare mbi 8.00)

PhD (studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet PhD në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë dhe të kenë një kontakt me ndonjë profesor në Universitetin e Giesenit, i cili do t’i mentorojë gjatë kohës së hulumtimit atje).

Kohëzgjatja  e bursës:
1 semestër, rreth 5 - 6 muaj për studentë.

Bursa përfshinë:
- Kompensimin mujor (850) euro,
- Kostot e udhëtimit deri në 275 euro.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

·      Certifikata e notave/transkripta;
·      CV (në gjuhën angleze);
·      Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
·      Vërtetim për statusin e studentit (i lëshuar nga fakulteti përkatës, që konfirmon semestrin/vitin e studimit, jo më të vjetër se 30 ditë nga data e lëshimit);
·      Certifikata e gjuhës angleze (për nivelet MA dhe PhD) minimumi niveli B2;
·      Certifikata e gjuhës gjermane (për nivelin BA) minimumi niveli B2;
·      Studentët e PhD-së duhet të kenë një letër konfirmimi nga një profesor në universitetin pritës, i cili do t’i mbikëqyrte gjatë hulumtimit.

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni uebfaqen: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,138

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në Justus-Liebig-Universität Giessen ju lutem vizitoni uebfaqen zyrtare: http://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses/in.

Ndërkaq, për modulet në gjuhën gjermane, vizitoni uebfaqen:
https://www.uni-giessen.de/cms/fbz/fb09/studium/msc/mv

 Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: Online Application for Erasmus+ Students — Erasmus+ (uni-giessen.de)

Data e fundit për aplikim është 21 qershor 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].