Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences

22 Maj 2024
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në VIVES University of Applied Sciences

Universiteti i Prishtinës,  hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2024/2025, në Universitetin e " VIVES University of Applied Sciences", Blegjikë  në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga Departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik Departamentit të Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe notë mesatare mbi 8.00.


Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: F.L.O.W.S. - Focus on Healthy Life, Organisations and Well-being in Society | Hogeschool VIVES

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu  dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  26 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).