Thirrje për aplikim: Grante Hulumtuese për Studentët e Universitetit të Prishtinës 'Hasan Prishtina'

14 Mars 2024
SHARE

Përmes kësaj thirrjeje, ftohen studentët e Universitetit të Prishtinës, shtetas/e të Republikës së Kosovës për të aplikuar në skemën e granteve të vogla hulumtuese prej 700 eurosh. Kjo thirrje hapet me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të hulumtimit mes studentëve që janë të interesuar në fushën e drejtësisë tranzicionale. Në kuadër të këtij aktiviteti do të ndahen pesë grante hulumtuese për studentë të Universitetit të Prishtinës.

Studentët përfitues të granteve do të kenë mundësi që pas përzgjedhjes të marrin pjesë në një punëtori të udhëhequr nga njohës dhe praktikues të fushës në atë se si duhet të trajtohet hulumtimi në këtë çështje, kornizat dhe qasja metodologjike. Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët të mos jenë vetëm përfitues të dijes por edhe kontribuues të drejtpërdrejtë në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën përmes punës së tyre hulumtuese. Gjithashtu, studentët përfitues do të mentorohen nga hulumtues të dëshmuar të Kallxo.com përgjatë gjithë punës së tyre hulumtuese deri në finalizim. Secili/a përfitues/e duhet që projektin e tij/saj hulumtues ta përfundojë brenda periudhës së definuar sipas tabelës në fund të thirrjes, duke iu përmbajtur buxhetit individual prej 700 euro për grant.

Llojet e aktiviteteve hulumtuese (temat)

Temat, në kontekstin e Kosovës që inkurajohen të hulumtohen, por nuk kufizohen, janë:

  • Shtyllat e drejtësisë tranzicionale – konteksti i Kosovës
  • Drejtësia në vendet post-konfliktuale
  • Dokumentimi
  • Kujtesa kolektive
  • Çështja e të pagjeturve
  • Iniciativat për ballafaqim me të kaluarën në Kosovë
  • Marrëdhëniet ndëretnike
  • Konflikti dhe Paqja
  • Intervenimet kulturore
  • Reformat institucionale dhe vettingu

Për formën e aplikimit dhe detaje tjera klikoni linkun në vijim:

https://kallxo.com/lajm/thirrje-per-aplikim-grante-hulumtuese-per-studentet-e-universitetit-te-prishtines-hasan-prishtina/