ERASMUS+ NË BOLU ABANT IZZET BAYSAL UNIVERSITY

10 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrit veror 2023/2024, në Bolu Abant Izzet Baysal University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve nga fushat si më poshtë:

- Ghuhë dhe letërsi turke;

- Ekonimi;

- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve Bachelor dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen:http://erasmus.ibu.edu.tr/en/student-information-system/studies-in-english

Dokumentet me titull “BAIBU” duhet të dërgohen të skanuara në adresën elektronike: [email protected] . 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkëlidhura në një dokument të vetëm në PDF. Data e fundit për aplikim është 17 nëntor 2023 ( deri në orën 16:00)

Për  më shumë informata lidhur me mundësit që UP ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu