Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës organizon për studentët, stafin akademik dhe stafin administrativ një sesion informativ si pjesë e Javës Erasmus+. Ky event synon të ofrojë informacionet e nevojshme mbi një mori mundësish që Universiteti i Prishtinës ofron në kuadër të programit Erasmus+.
Data: 12 tetor 2023
Ora: 10:00- 12:00
Vendi: Universiteti i Prishtinës, ndërtesa e rektoratit (sheshi Xhorxh Bush)
Mezi presim t'ju takojmë!