Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në "KASTAMONU UNIVERSITY”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim.
Fusha e mobilitetit është:
• Education Sciences;
• Literature and Linguistics (Turkish Language);
• Economics;
• Psychology.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale)
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2) ose turke.
• Kontratën e punës
• Tjera.
Afati për aplikim është deri më: 30 shtator 2023.
Dokumentet me titull ""KASTAMONU UNIVERSITY”,duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.