Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë

06 Qershor 2023
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université Côte d'Azur”, Francë

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "Université Côte d'Azur” në Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e stafit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

• CV (në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2).

Afati për aplikim është deri më: 9 qershor 2023, ora 16:00h

Dokumentet me titull "Université Côte d'Azur” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.