Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Université de Caen Normandie”, Francë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023/2024 në "Université de Caen Normandie”, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime baçelor (viti i III ose IV) dhe master.
Në total janë dy bursa (2) për një vit akademik dhe njëbursë për një (1) semestër;
Baçelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet baçelor në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.
Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’. Të drejtë aplikimi kanë studentët që kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.
Fusha e mobilitetit është:
• Gjuhë dhe Letërsi Frënge;
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin baçelor / master:
• Vërtetim i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
• Certifikata e notave/transkripti;
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze dhe frënge (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
• CV (në gjuhën frënge);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës.
Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 4 prill 2023.
Dokumentet me titull "Université de Caen Normandie” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.