Ftohen ekspertët e fushave përkatëse që të aplikojnë në Trajnimin për Auditorë të Energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik i cili organizohet nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e UPHP. Trajnimi planifikohet të mbahet gjatë muajit Mars / Prill 2023.
Trajnimi i Auditorëve të Energjisë do të realizohet sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020 Për sistemin e ofruesve të shërbimit energjetik dhe kriteret minimale për auditimin energjetik-e, cila rrjedhë nga Ligji Nr. 06/L-079 Për efiçiencë të energjisë
Trajnimi realizohet nga Trajnerët për Auditim të Energjisë të cilët janë të certifikuar nga konzorciumi EIHP (Energy Institute Hrvoje Požar) & FIRE (Federazione Italiana per L’uso Razionale Dell’energia), në vitin 2018.
Bazuar në Shtojcën I të Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020, trajnimi përbëhet prej katër pjesëve si vijon:
- Java e parë dhe dytë – Ligjëratat (minimum 40 orë),
- Java e tretë – Vizitat në teren,
- Java e katërt – Përgatitja, dhe Prezantimi i Raportit të auditimit energjetik, dhe
- Java e pestë– Përgatitja për provim, Provimi përfundimtar (150 minuta).
Në fund të trajnimit, gjatë javës së pestë, organizohet testi me shkrim me një kohëzgjatje prej 150 minutash. Testi përpilohet bazuar në materialet e trajnimit të përdorura në kuadër të programit të trajnimit ndërkaq pragu i kalueshmërinë së tij është arritja e së paku 70% të pikëve nga ana e kandidatëve.
Sipas Rregullores (MEPTINIS) Nr. 05/2020 Kapitulli III - Kërkesat për kualifikimin dhe certifikimin e auditorëve të energjisë, vlerësuesve të energjisë dhe ekspertëve të pavarur, Neni 5 Auditorët e energjisë, kualifikimi, trajnimi dhe certifikimi i Auditorëve të energjisë. Pika 4. Auditori i Energjisë në Ndërtesa për t'u certifikuar duhet të përmbushë kriteret minimale të përshkruara në vijim.
Kriteret minimale për Auditor të Energjisë:
Kriteret
|
Pranueshmëria
|
Shpjegim
|
Kualifikimi arsimor / edukimi
|
Për auditorët e energjisë dhe ndërtesa dhe ndriçim publik:
- Arkitektura, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.
|
Këto kualifikime arsimore kërkohen zakonisht në kryerjen e auditimeve energjetike dhe sigurojnë njohuri të mëparshme për sistemet teknike dhe instalime që janë subjekt i auditimit energjetik, duke përfshi përvojën e dëshmuar profesionale.
|
Diploma e kërkuar
|
Diplomën Master1 ( së paku 300 pikë të ECTS2) në Arkitekturë, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.
|
Kërkohen 300 ECTS kredi ose ekuivalent sipas programeve të mëparshme arsimore.
(p.sh. inxh. i dipl.).
|
Dokumentimi i përvojës
|
- Së paku 5 vite përvojë profesionale e verifikueshme në projektim, zbatim dhe mbikëqyrje të projekteve arkitektonike, ndërtimore dhe inxhinierike.
- CV, referencat dhe lista e projekteve të dorëzohen.
|
Të dhënat e dokumentuara dhe kohëzgjatja e përvojës së punës do të demonstrojnë ekzistencën e eksperiencave inxhinierike teorike dhe praktike.
|
Afati për aplikim është prej 6 Shkurt – 24 Shkurt 2023, ora 16:00.
Numri i maksimal kandidatëve/kandidateve për cikël është 28 pjesëmarrës/pjesëmarrëse.
Në rast se do të këtë më shumë kandidat të paraqitur të cilët plotësojnë kriteret, përparësi në përzgjedhje kanë kandidatët e paraqitur më herët.
Shpenzimet për trajnim, provimin final dhe Certifikatë do të mbulohen nga kandidatët/kandidatet në shumën prej 460 Euro.
Trajnimi do të mbahet në një nga sallat e fakulteteve teknike.
Kandidatët duhet të aplikojnë vetëm në rrugë elektronike, ndërsa adresa e dërgimit të aplikacioneve është: [email protected].
_____________________
1 Sipas kornizës ligjore aktuale në Kosovë, profesionistët me diplomë bachelor nuk i plotësojnë kriteret për t’i kryer detyrat e projektantit.
2 ECTS – European Credit Accumulation and Transfer System