Erasmus+ në "University of Wroclaw”, Poloni

07 Tetor 2022
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "University of Wroclaw”, Poloni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në "University of Wroclaw”, Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e stafit për mësimëdhënie.

Fushat e mobilitetit janë:
•    Language;
•    Journalism and Communication.
•    Political Sciences and Civics. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
•    CV (në gjuhën angleze);
•    Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
•    Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze C1).

Afati për aplikim për semestrin veror  është deri më 15 tetor 2022.
Dokumentet me titull "University of Wroclaw” duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.