Dita kur gjithçka ndryshoi: Rrëfimet nga Izraeli për 7 tetorin tregohen në UP

23 Maj 2025
SHARE

Në Sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës të martën u promovua antologjia me rrëfimet e atyre që përjetuan ngjarjet e 7 tetorit të vitit 2023 në Izrael.

Në hapje të ngjarjes, prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. Rozafa Basha, dhe prorektori për shkencë, prof. Avni Hajdari, mirëpritën ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv që ishte e pranishme në promovimin e antologjisë.

Për antologjinë me ilustrime, të titulluar „Dita kur gjithçka ndryshoi: Dhjetë histori nga 7 tetori”, detaje para të pranishmëve dhanë redaktorja Netta Gurevitch dhe ilustruesja Danielle Peleg.

Bisedën dhe diskutimet me to i drejtoi profesoresha e Departamentit të Gazetarisë, prof. Remzije Shahini-Hoxha.

Antologjia është një vepër artistike dhe dokumentuese që përmbledh rrëfime personale dhe tragjike nga ngjarjet e 7 tetorit - sulmit më të madh brenda territorit të Izraelit, pas luftës arabo-izraelite.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, vizitoi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës edhe në janar të këtij viti, kur u diskutua për bashkëpunimet e UP-së me universitete izraelite