E nderuara familje Arifi- Bakalli,
Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Emine Arifi Bakalli, një profesoreshë e nderuar e cila ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës.
Profesoresha Arifi Bakalli ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në katedrën e historisë.
Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për familjën dhe për të gjithë ata që ishin pranë prof. Emine Arifi Bakalli.
Pushoftë e qetë prof. Emine Arifi Bakalli!
Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor