Ndërron jetë profesori Sylë Tahirsylaj- rektori Qerimi shpreh ngushëllime

18 Qershor 2024
SHARE

 

E nderuara familje Tahirsylaj, 

Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Sylë Tahirsylaj, një profesor i nderuar i cili ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës.

Profesor Tahirsylaj  ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për familjën dhe për të gjithë ata që ishin pranë prof. Sylë Tahirsylajt.

Pushoftë i qetë prof. Sylë Tahirsylaj!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor