UP-ja merr vlerësim maksimal nga European Education and Culture Executive Agency (EACEA) për projektin INTERBA

07 Maj 2024
SHARE

Vlerësim maksimal ("Very Good") nga European Education and Culture Executive Agency (EACEA) për projektin "INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western BAlkans"  (INTERBA) , në të cilin projekt Universiteti i Prishtinës ishte partner, ndërsa koordinator i projektit nga UP-ja ishte prof. Isak Shabani.

Projekti kishte si synim forcimin e ndërkombëtarizimit në Ballkanin Perëndimor, ndërkulturor dhe global, nëpërmjet zbatimit të konceptit Internalization at Home (IAH) në IAL-të partnere të konsorciumit, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe për të dhënë një kontribut kuptimplotë në shoqëri.

Në vlerësimin e bërë, ndër të tjera, nënvizohej që "Projekti është menaxhuar mirë me një shpërndarje të përshtatshme të detyrave ndërmjet partnerëve. Konsorciumi i udhëhequr nga Universiteti i Tiranës (UT) ka krijuar një bashkëpunim të mirë midis të gjithë partnerëve, duke ndërthurur aftësitë dhe ekspertizën e IAL-ve të BE-së me nevojat specifike të IAL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Agjencia mirëpret ndikimin e mundshëm afatgjatë të partneriteteve strategjike me partnerët e industrisë, të krijuara për të mbështetur objektivat e ndërkombëtarizimit”.

Për më shumë informacion: https://interbaproject.com/

Projekti u zhvillua gjatë periudhës nëntor 2019 - nëntor 2023.