Me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe komunikimit, UP ka krijuar platformën digjitale për regjistrimin e aplikimeve për mobilitete nga stafi akademik dhe studentët.
Platforma e re, e bazuar në databazën e Sistemit të Menaxhimit të Studentëve (SMSS), ofron një mjedis të përdorshëm dhe të sigurt për aplikuesit. Ky hap inovativ përmirëson qasjen dhe shpejtësinë e procesit të aplikimit, duke kontribuar në përmirësimin e përvojës së përdoruesve.
Nisur nga digjitalizimi, stafi akademik dhe administrativ dhe studentët mund të aplikojnë për mobilitete duke përdorur këtë platformë të thjeshtë dhe efikase. Ky sistem kontribuon në transparencë dhe lehtëson koordinimin midis institucioneve të ndryshme arsimore.
Për me tepërm informacion shtesë, ju inkurajojmë të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, e cila do të jetë në dispozicion për të ofruar mbështetje dhe udhëzime.
Ky hap drejt digjitalizimit shërben si një investim në efikasitetin dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin akademik në Universitetin e Prishtinës.
Për më shumë informacione shikoni manualin me poshtë.
Student Manual_IRO