Ndahet nga jeta profesori Ali Muriqi – shpreh ngushëllime rektori Qerimi

03 Shtator 2023
SHARE

E nderuara familje Muriqi,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Ali Muriqit, profesor i nderuar, i cili me angazhimin dhe kontributin e tij në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

Prej vitit 1992, profesor Ali Muriqi ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Makinerisë të UP-së, ku në vazhdimësi ka kontribuar në edukimin dhe aftësimin e kuadrove të reja.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, stafit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për të gjithë ata që ishin pranë profesor Ali Muriqit.

Qoftë i lehtë dheu për prof. Ali Muriqin!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor