Rektori Qerimi i shpreh ngushëllime familjes Sejdiu

24 Korrik 2023
SHARE

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Shefki Sejdiu, studiuesit të shquar të gjuhës frënge dhe shqipe, intelektualit dhe deputetit të respektuar.


Profesor Sejdiu la gjurmë të thella në zhvillimin dhe avancimin e arsimit në Kosovë. Profesori i historisë së gjuhës frënge kontribuoi në arsimimin e shumë gjeneratave, prandaj humbja e tij është e pazëvendësueshme për ne dhe gjeneratat e ardhshme.


Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!


Pushoftë i qetë profesor Shefki Sejdiu!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor