AKREDITOHET PROGRAMI I PARË I DOKTORATËS SË PËRBASHKËT (DOUBLE DEGREE) NË SHKENCAT E EDUKIMIT NË UP

13 Korrik 2023
SHARE

Studimet e doktoratës shënojnë pikën kulmore të aftësimit profesional. Përveç zhvillimit personal, ato kanë për qëllim thellimin e njohurive në të mire të komunitetit arsimor e edhe shoqërisë në përgjithësi.

Në takimin e mbajtur sot, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka miratuar Programin e Përbashkët të Doktoratës në Shkencat e Edukimit. Programi do të ofrohet nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni dhe në përmbyllje të studimeve, studentët do të pajisen me diplomë duale.

Kjo është hera e parë që në Kosovë ofrohet një program i tillë, që njëkohësisht përbën një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata që duan të avancohen në fushën e arsimit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni. Kjo nismë mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Lubjanës është fryt i një bashkëpunimi të gjatë në fushën e shkencave të edukimit, përmes Fakultetit të Edukimit.

Falënderim i veçantë për Fakultetin e Edukimit dhe menaxhmentin e tij për këtë arritje të tyre dhe për angazhimin e sinqertë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies në Kosovë dhe këtë kontribut në zhvillimin e universitetit