Sesion informues për maturantë - Studio në Universitetin Lider Mbarëkombëtar!

12 Korrik 2023
SHARE

Të dashur maturantë,

Universiteti i Prishtinës po i hap dyert për ju! 👩‍🎓👨‍🎓

Eja të premten, më datë 14 korrik 2023, në ora 11:00, në Bulevardin “Xhorxh Bush” dhe informohu në detaje rreth aplikimit në konkursin për studentë të rinj.

Stafi që do ta ketë fatin t'ju mirëpresë nga viti akademik 2023/2024, dëshiron t'ju njohë dhe t'ju njoftojë me programet e studimit të institucionit lider mbarëkombëtar në arsim. Njëherësh, do të informoheni me afatet e konkursit dhe provimeve pranuese, planprogramet dhe mundësitë e tjera që i ofrojmë.

UP-ja ka vend për ty! #bëhuUP 🆙