E nderuara familje Pllana,
Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të profesoreshës Sadete Pllana.
Profesoresha Pllana ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1984. Ajo ishte pjesë e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëronte Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Paraprakisht, ajo kishte ligjëruar edhe në Fakultetin e Arteve dhe në atë të Edukimit.
Profesoresha e ndjerë u shqua për profesionalizëm në mësimdhënie dhe në mentorim të studentëve, si dhe për aktivitetin e saj shkencor, por edhe për qasjen e saj pozitive me kolegët dhe studentët.
Për humbjen e saj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I lehtë i qoftë dheu!
Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor