Rektori Qerimi i shpreh ngushëllime familjes Nimani

23 Qershor 2023
SHARE

E nderuara familje Nimani,

Me dhimbje e pranuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-profesorit universitar, Shyqri Nimanit, njërit ndër emrat më të mëdhenj të arsimit dhe artit në Kosovë.

Nimani personifikonte njeriun e përkushtuar, i cili, me punën e tij të palodhshme, dha kontribut të madh për vendin tonë. Si pedagog i shkëlqyer, ai i kontribuoi ngritjes së artit në vendin tonë, duke edukuar me dedikim të plotë gjeneratat e reja të artistëve, për dekada me radhë gjatë angazhimit të tij në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Vdekja e tij paraqet një humbje të madhe për komunitetin artistik në hapësirën mbarëshqiptare.

Andaj, në cilësinë e rektorit dhe në emër të organeve menaxhuese dhe drejtuese të UP-së, si dhe studentëve tanë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj!

U prehtë në paqe profesor Shyqri Nimani!

Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor