Rektori Qerimi i shpreh ngushëllime familjes Fehmiu

21 Qershor 2023
SHARE

Me dhimbje e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Arsim Fehmiut. Profesor Fehmiu dha një kontribut të pashoq në arsimimin e brezave të rinj, duke shërbyer për dekada me radhë në kuadër të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës. Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, ndërkaq, shquhet për karrierë të gjatë dhe domethënëse në sportin vendor dhe ndërkombëtar.

Fehmiu ishte njëri ndër profesorët më të zellshëm, të dedikuar ndaj studentëve dhe me njohuri të larta shkencore e profesionale. Ai do të jetojë gjatë në kujtesën e studentëve dhe kolegëve të tij, për mësimet e falura dhe urtësinë e edukatën e shfaqur gjatë jetës së tij akademike.

Në këto ditë të vështira, në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesor Fehmiut.

Pushoftë në paqe!

Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor