Profesor Sadi Bexhetit i dorëzohet titulli “Profesor Emeritus” nga rektori Qerimi

13 Qershor 2023
SHARE

Me vendim të senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Qerim Qerimi, ia dorëzoi titullin “Profesor Emeritus" profesor Sadi Bexhetit për kontributin e dhënë dhe në shenjë mirënjohjeje institucionale për punën e tij në Universitetin e Prishtinës, gjatë katër dekadave, veçanërisht në kohë të vështira.

Ndarja e titujve, sipas rektorit Qerimi, do të bëhet si një rikthim në kulturën e vlerësimit dhe si shenjë e një kontributi të pallogaritshëm për kontribuesit e universitetit.

Profesor Bexheti është nderuar me titullin “Profesor Emeritus” nga rektori Qerimi gjatë një ceremonie simbolike të mbajtur në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.