Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, kanë nënshkruar kontratën, me anë të së cilës Komuna e Prishtinës ia jep në shfrytëzim UP-së pronën komunale, me qellim të ndërtimit të objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore dhe të Fakultetit Ekonomik.
Rektori Qerimi dhe kryetari Rama u shprehën të lumtur për arritjen e kësaj ujdie. Ata, gjatë këtij takimi, diskutuan edhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe komunës, duke theksuar gatishmërinë e palëve për thellim të partneritetit.
Projekti i ndërtimit të FSHMN-së financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga UNOPS-i.

