Ambasadori i Italisë viziton Rektoratin e Universitetit të Prishtinës

28 Maj 2025
SHARE

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, është pritur sot në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës nga rektori Arben Hajrullahu dhe prorektori për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion, Avni Hajdari. 

Temë kryesore e takimit mes ambasadorit dhe rektorit ishte fuqizimi i bashkëpunimit mes universiteteve italiane dhe Universitetit të Prishtinës. 

Gjatë takimit, rektori Hajrullahu tha se është plotësisht i hapur për të shikuar se në cilat fusha me interes të përbashkët, Universiteti i Prishtinës mund të zhvillojë e forcojë lidhjet me universitetet nga Italia. 

Ambasadori Antonini tha se do të angazhohet bashkë me stafin e ambasadës italiane për programe të përbashkëta të Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të shtetit të tij. 

Në takim u fol edhe për arbëreshët e Italisë dhe kurset e Gjuhës italiane në Qendrën e Gjuhëve të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, si ura lidhëse mes dy popujve dhe kulturave të tyre.