Këshilli i ri i Etikës mban mbledhjen e parë

16 Dhjetor 2024
SHARE

Në fjalën përshëndetëse, në fillim të mbledhjes konstitutive, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, e cilësoi Këshillin e Etikës gardian të vlerave të Universitetit të Prishtinës.

Rektori i siguroi anëtarët e Këshillit të Etikës se do ta kenë mbështetjen e pakufizuar të tij dhe ekipit që drejton, duke u uruar të jenë gjithnjë në krye të detyrës.

Në mbledhje pastaj, anëtarët e Këshillit të Etikës, zgjodhën kryesues me mandat dyvjeçar profesorin, Flamur Hyseni.

Përbërja e re e Këshillit të Etikës ishte miratuar në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës, të zhvilluar më 27 nëntor 2024.

Përveç kryesuesit Hyseni, këshilli ka anëtarë profesorët: Safet Merovci, Rajmonda Nallbani, Qëndrim Gashi dhe asistenten Furtuna Sheremeti

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës heton parregullsitë, por edhe sjelljet e papranueshme të personelit akademik dhe studentëve.