Prorektorja Albana Berisha – Qehaja te vendi ku po ndërtohet objekti i ri i FShMN-së

22 Nëntor 2024
SHARE

Prorektorja Albana Berisha – Qehaja bashkë me Komitetin Drejtues për Ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore (FMNS) vizituan punimet që po kryhen në objektin e ri.

Vizita në terren u ofroi anëtarëve të Komitetit Drejtues një pamje reale se si po zhvillohen punimet dhe deri në cilën fazë kanë mbërritur ato.

Pastaj, në një takim, anëtarët e Komitetit Drejtues shkëmbyen informata rreth arritjeve të rëndësishme dhe përparimit të përgjithshëm të projektit dhe planeve për hapat e ardhshëm deri në përfundim të ndërtimit të objektit.

Prorektorja për buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin publik dhe privat Albana Berisha – Qehaja në këtë Komitet përfaqëson Universitetin e Prishtinës.

Projekti i ndërtimit të objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematike dhe Natyrore (FMNS) financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Universiteti i Prishtinës ka në plan edhe ndërtimin e objekteve tjera të reja për disa nga njësitë akademike të tij.